BallinaSuperliga e KosovësSa do të përfitojë secili medalist i Kosovës nga Taranto 2026 pas...

Sa do të përfitojë secili medalist i Kosovës nga Taranto 2026 pas shpërblimeve të Qeverisë dhe KOK-ut – Kampionet

Medalistët e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të shpërblehen me gjithsej 94,500 euro, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbështetje financiare prej 70,500 eurosh dhe shpërblimit prej 24,000 eurosh që do të ndajë Komiteti Olimpik i Kosovës.

Bazuar në dy vendimet, sportistët që kanë fituar medalje të artë do të përfitojnë nga 13,000 euro për secilën medalje, ata me medalje të argjendtë nga 7,000 euro, ndërsa medalistët e bronztë nga 4,000 euro.

Kështu, boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani, të cilët fituan medalje të arta në Taranto, do të përfitojnë nga 13,000 euro secili.

Nga medalistët e argjendtë, xhudistja Laura Fazliu do të marrë 7,000 euro, ndërsa peshëngritësi Kianoush Rostami, i cili fitoi dy medalje të argjendta, do të përfitojë gjithsej 14,000 euro.

Ndërkohë, katër medalistët e bronztë në xhudo – Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha – do të përfitojnë nga 4,000 euro secili.

Përveç sportistëve, shpërblime do të marrin edhe trajnerët e tyre. Sipas vendimit të MS-së dhe KOK-ut, trajnerët përfitojnë 50 për qind të shumës së shpërblimit të medalistit përkatës. Kjo nënkupton se trajneri i një medalisti të artë përfiton 6,500 euro, trajneri i medalistit të argjendtë 3,500 euro, ndërsa trajneri i medalistit të bronztë 2,000 euro.

Në rastin e Kianoush Rostamit, i cili fitoi dy medalje të argjendta, përfitimi i sportistit është 14,000 euro, ndërsa shpërblimi për trajnerin përkatës, sipas skemës së KOK-ut për medaljet, llogaritet në 7,000 euro për dy medaljet.

Kosova e mbylli pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me nëntë medalje – dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Ky është rezultati më i mirë i Kosovës në historinë e pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare, pas katër medaljeve në Tarragona 2018 dhe gjashtë në Oran 2022.

Në total, vetëm shpërblimet për sportistët arrijnë në 63,000 euro, ndërsa me shpërblimet për trajnerët shuma e përgjithshme arrin në 94,500 euro, duke përfshirë të dyja skemat e miratuara nga Qeveria dhe KOK-u. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments