BallinaLiga NdërkombëtareRodri ‘shpërthen’ pas fitores: Pse po bëjmë të njëjtat gabime? - Kampionet

Rodri ‘shpërthen’ pas fitores: Pse po bëjmë të njëjtat gabime? – Kampionet

Rodri kërkoi më shumë qetësi dhe kontroll nga Barcelona pas fitores 3-1 ndaj Sevillas në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të shtunën.

Mesfushori spanjoll tha se ndeshja ishte një mësim i rëndësishëm për ekipin, sidomos pas vështirësive që Barcelona pati me mbajtjen e topit në pjesën e parë.

“Humbëm shumë topa të panevojshëm në pjesën e parë. Ndonjëherë duhet të jemi më të qetë me topin. Kjo ndeshje kërkonte më shumë qetësi, për të bërë pasime të kontrolluara”.

Ai shtoi se Barcelona duhet të mësojë nga gabimet e bëra.

“Mendoj se kjo ndeshje na dha një mësim shumë të rëndësishëm. Nëse vazhdon të bësh të njëjtin gabim, pse ta bësh përsëri?”, tha spanjolli.

Paraqitja e Rodrit ndihmoi Barcelonën të rikthente kontrollin e ndeshjes, ndërsa Raphinha kompletoi het-trikun për fitoren 3-1.

Kësisoj, katalunasit morën fitoren e shtatë radhazi në shtatë ndeshje të La Liga-s, duke bërë që të arkëtojnë plot 21 pikë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments