BallinaLiga NdërkombëtareReal Madridit iu bë padrejtësi ndaj Atleticos, CTA konfirmon se gjyqtari gaboi...

Real Madridit iu bë padrejtësi ndaj Atleticos, CTA konfirmon se gjyqtari gaboi rëndë – Kampionet

Trupi spanjoll i gjykimit, CTA, beson se mesfushori i Atletico Madridit, Kang-in Lee, duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Federico Valverdes së Real Madridit, raporton “AS”.

Incidenti ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë, por gjyqtari Miguel Angel Ortiz Arias nuk e ndëshkoi Lee me karton, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë rast.

Real Madridi më vonë konfirmoi se Valverde kishte pësuar traumë të rëndë në kyçin e këmbës së majtë.

Sipas “AS”, CTA e konsideron gjithashtu të drejtë kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtimin e Dean Huijsen në pjesën e dytë.

Megjithatë, trupi i arbitrimit kishte një tjetër vlerësim për incidentin mes Cristian Romero dhe Jude Bellingham. Ky rast u shoqërua me konfuzion për shkak të vendimit fillestar të gjyqtarit, i cili më pas u korrigjua pas ndërhyrjes së VAR-it, me faullin që iu akordua Romeros dhe mbrojtësi i Atletico Madridit u ndëshkua me karton të verdhë.

Të gjitha këto vendime erdhën gjatë fitores 2-1 të Atletico Madridit ndaj Real Madridit në “Metropolitano”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments