BallinaLiga NdërkombëtareReal Madridi do të prezantojë veçmas përforcimet e reja javën e ardhshme...

Real Madridi do të prezantojë veçmas përforcimet e reja javën e ardhshme – Kampionet

Real Madridi pritet të prezantojë zyrtarisht përforcimet e reja gjatë javës së ardhshme, teksa klubi po planifikon ceremoni të veçanta për secilin lojtar të ri.

Prezantimet do të zhvillohen individualisht dhe jo në kuadër të një ceremonie të përbashkët.

Kështu, secili prej të sapoardhurve pritet të ketë ceremoninë e tij në Santiago Bernabeu, ku do t’u prezantohet tifozëve madrilenë.

Në kuadër të planeve të klubit për javën e ardhshme, është paraparë gjithashtu edhe prezantimi i Jose Mourinhos.

Datat dhe rendi i saktë i ceremonive nuk janë konfirmuar ende, ndërsa Real Madridi po punon për të finalizuar agjendën e prezantimeve.

Detaje të reja pritet të bëhen publike në ditët në vijim, teksa klubi përgatitet për prezantimin zyrtar të përforcimeve të tij të reja. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments