BallinaLiga NdërkombëtarePolemika të mëdha pas golit të diskutueshëm të Granadas kundër Mallorcas, vendasit...

Polemika të mëdha pas golit të diskutueshëm të Granadas kundër Mallorcas, vendasit shënuan pasi gjyqtari vërshëlleu – Kampionet

Granada mposhti Mallorcën në ndeshjen që mbylli javën e dytë të La Liga 2, por ndeshja shkoi me polemika të mëdha, pas golit të dytë të andaluzianëve.

Vendasit shënuan në minutën e 18-të golin e epërsisë 1-0 dhe arritën ta mbyllin pjesën e parë në epërsi.

Megjithatë, në pjesën e dytë mysafirët e Mallorcas ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe më kërkuese, duke tentuar disa herë golin e barazimit.

Kur pritej që të vinte goli i barazimit, ndodhi e kundërta. Granada shënoi përsëri pas një rivënie këndore për epërsinë 2-0.

Por, pas goditjes nga këndi, gjyqtari Saul Ais vërshëlleu për të rinisur lojën, por kështu nuk ndodhi, edhe pse lojtarët e Mallorcës ndaluan dhe Arnau Puigmal pa dashje e futi topin në rrjetën e tij.

– YouTube youtu.be

Pavarësisht konfuzionit të lojtarëve të Mallorcës dhe protestave, të cilët nuk mund ta kuptonin se çfarë kishte ndodhur, rezultati mbeti 2-0.

Alex Sala dhe Manu Morlanes u ndëshkuan me karton të verdhë për protestë ndaj gjyqtarit, dhe një anëtar i stafit trajner të Mallorcës mori karton të kuq. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments