BallinaLiga NdërkombëtarePasi u kritikua për finalen Spanjë-Argjentinë, Slavko Vincic vjen me një njoftim...

Pasi u kritikua për finalen Spanjë-Argjentinë, Slavko Vincic vjen me një njoftim tronditës – Kampionet

Slavko Vincic, gjyqtari që drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli përmes një deklarate surprizuese, mes kritikave të shumta që pasuan ndeshjen finale.

Më 19 korrik, tifozët e futbollit në mbarë botën ndoqën finalen e Kupës së Botës 2026, ku kampionia në fuqi, Argjentina, tentoi të mbronte trofeun përballë fitueses së Euro 2024, Spanjës.

Pas një ndeshjeje jo shumë spektakolare në kohën e rregullt, Spanja triumfoi falë golit të sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, të realizuar në pjesën e dytë të vazhdimeve.

Megjithatë, pas finales, më shumë se goli vendimtar u diskutua stili i ashpër dhe fizik i lojës së Argjentinës, i cili u kritikua gjerësisht si gjatë finales, ashtu edhe përgjatë gjithë turneut.

Edhe gjyqtari slloven, Slavko Vinçiç, u vu në qendër të kritikave për mënyrën se si e menaxhoi ndeshjen. Shumë tifozë dhe analistë vlerësuan se ai lejoi lojën e ashpër të Argjentinës, ndërsa disa shkuan edhe më tej, duke pretenduar se toleranca e tij ndikoi në incidentet dhe përplasjet mes lojtarëve pas përfundimit të takimit.

Vincic përjashtoi me kartonin e dytë të verdhë mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, në minutat shtesë të kohës së rregullt, por një pjesë e opinionit publik beson se ai duhej të kishte marrë masa më të ashpra gjatë ndeshjes.

Tashmë, 46-vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si gjyqtar, ndërsa finalja e Kupës së Botës rezultoi të ishte ndeshja e fundit që ai drejtoi.

“Një javë pas finales së Kupës së Botës në SHBA, Vincic përmbylli zyrtarisht karrierën e tij historike në nivelin më të lartë botëror”, thuhej në njoftimin e Federatës Sllovene.

Pavarësisht kritikave të shumta në rrjetet sociale, Vincic u shpall gjyqtari më i mirë i Kupës së Botës nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), si dhe nga Shoqata Italiane e Gjyqtarëve (AIA).

Vincic ishte pjesë e grupit elitar të gjyqtarëve të UEFA-s që nga viti 2019. Ai ndau drejtësinë edhe në Euro 2020 dhe Euro 2024, ku në turneun e fundit drejtoi gjysmëfinalen mes Spanjës dhe Italisë.

Në nivel klubesh, slloveni ka ndarë drejtësinë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve 2024, në të cilën Real Madridi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2-0./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments