BallinaLiga NdërkombëtarePas vendimit kundër Cityt, rivalët e Ligës Premier kërkojnë “hakmarrje” ligjore -...

Pas vendimit kundër Cityt, rivalët e Ligës Premier kërkojnë “hakmarrje” ligjore – Kampionet

Klubet rivale të Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra ligjore, pasi klubi anglez u shpall fajtor për shkelje financiare, ka raportuar gazetari i njohur David Ornstein.

Sipas Ornstein, disa prej klubeve të Ligës Premier ndihen të dëmtuara drejtpërdrejt nga përfitimi financiar që City dyshohet se ka pasur ndër vite dhe tashmë kërkojnë pasoja të rënda ndaj klubit.

“Shumë prej klubeve janë jashtëzakonisht të zemëruara, sepse ndihen se kanë qenë viktima. Ata duan dëmshpërblim, hakmarrje, përmes veprimeve të mundshme ligjore”, deklaroi Ornstein për “Viaplay Fotball”.

Drejtuesit e klubeve rivale besojnë se avantazhi i padrejtë financiar i Manchester Cityt ka ndikuar në konkurrencën në futbollin anglez për një periudhë të gjatë.

Për këtë arsye, klubet po koordinojnë hapat e ardhshëm, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kërkesave për kompensim financiar dhe ankesave formale.

Ndërkohë, Manchester City aktualisht kryeson tabelën e Ligës Premier, pasi ka fituar pesë ndeshjet e para të sezonit 2026/27 nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments