
Platforma e njohur e statistikave Opta, ka publikuar renditjen e 100 ligave më të forta në botë, duke u bazuar në forcën e skuadrave që garojnë në secilin kampionat.
Sa i përket futbollit shqiptar, Kategoria Superiore renditet në vendin e 64-të, ndërsa Albi Mall Superliga e Kosovës zë pozitën e 67-të, vetëm tri vende më poshtë.
Ky klasifikim tregon se, sipas vlerësimit të Optës, kampionati shqiptar vlerësohet aktualisht pak më lart se ai kosovar, megjithëse diferenca mes dy ligave është minimale.
Në rajon, Premijer Liga e Bosnje dhe Hercegovinës renditet e 89-ta.
Kampionati kroat, HNL, mban një pozicion shumë më të lartë, duke u renditur në vendin e 16-të, ndërsa kampionati slloven është në pozitën e 50-të.

Në krye të listës qëndron Liga Premier, e ndjekur nga La Liga spanjolle dhe Bundesliga gjermane.
Në pesëshen e parë bëjnë pjesë edhe Serie A italiane dhe Ligue 1 franceze.
Në dhjetëshen e parë renditen gjithashtu kampionate si Serie A e Brazilit, Superliga e Argjentinës, Superliga e Belgjikës, Primeira Liga e Portugalisë dhe Championshipi anglez.
Ndërkohë, liga si MLS amerikane renditet e 18-ta, Eredivisie e 20-ta, Superliga e Turqisë e 24-ta, Superliga e Arabisë e 41-ta, ndërsa kampionate si ai japonez (J1 League) dhe danez (Superligaen) gjithashtu figurojnë në mesin e 15 ligave më të forta në botë./Kampionet/


