BallinaLiga Ndërkombëtare“Nuk do të jetë lehtë”, Jose Mourinho komenton përballjet me Arsenalin, Interin...

“Nuk do të jetë lehtë”, Jose Mourinho komenton përballjet me Arsenalin, Interin e Romën – Kampionet

Jose Mourinho ka analizuar kundërshtarët e Real Madridit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, duke veçuar Arsenalin dhe Interin si dy prej skuadrave më të rrezikshme.

Trajneri portugez foli për UEFA-n rreth shortit të Real Madridit dhe pranoi se skuadra e tij do të përballet me sfida të vështira në rrugëtimin drejt fazës nokaut.

“Çdokush i njeh Interin dhe Arsenalin”.

Duke folur për Arsenalin, ai theksoi se londinezët kanë një ambicie të madhe për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi kanë qenë prej vitesh në kërkim të këtij suksesi.

“Arsenali po e ndjek Ligën e Kampionëve prej më shumë se 20 vitesh dhe sezonin e kaluar ishte vetëm një ndeshje larg arritjes së këtij qëllimi. Ata kanë potencialin për ta bërë këtë dhe do të japin gjithçka për ta fituar”.

Ish-trajneri i Interit foli me vlerësim të lartë edhe për klubin italian, duke theksuar se skuadra e tij po bëhet gjithnjë e më e fortë.

“Kanë një ekip fantastik dhe do të thoja se përmirësohen çdo vit”.

Trajneri i Real Madridit veçoi edhe Romën, për të cilën pati fjalë të veçanta, duke e cilësuar si një skuadër që këtë sezon është “vërtet speciale”.

Megjithatë, portugezi nuk dëshiron të marrë asgjë si të mirëqenë dhe refuzoi të deklarojë me siguri se Real Madridi do ta sigurojë kualifikimin.

“Nuk dua që arroganca ime të më marrë përpara dhe të them se patjetër do të kualifikohemi”.

“Unë mendoj se do të kualifikohemi, por mendoj se do të vuajmë dhe do të duhet ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, duke kërkuar të marrim pikët”, përfundoi ai./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments