BallinaLiga Ndërkombëtare“Një tjetër lloj besimi” – Odegaard zbulon arsyen e formës së shkëlqyer...

“Një tjetër lloj besimi” – Odegaard zbulon arsyen e formës së shkëlqyer pas triumfit në Ligën Premier – Kampionet

Martin Odegaard ka folur për arsyet që qëndrojnë pas formës së tij të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni, duke theksuar se tashmë ndihet plotësisht i rikuperuar nga problemet fizike që e shqetësuan gjatë edicionit të kaluar.

Kapiteni i Arsenalit më në fund ka lënë pas dëmtimet dhe problemet e vazhdueshme me gjendjen fizike, të cilat e penguan të luante në nivelin e tij më të mirë sezonin e kaluar.

Norvegjezi beson gjithashtu se triumfi në Ligën Premier sezonin e kaluar i ka dhënë një shtysë të rëndësishme atij dhe të gjithë ekipit, duke rritur ndjeshëm vetëbesimin.

“Sezonin e kaluar pata shumë momente të vështira për shkak të dëmtimeve. Ishte e vështirë për mua”, ka deklaruar Odegaard për “VG”.

“Jam shumë i lumtur që jam në fushë dhe ndihem mirë e në formë. Pata disa pengesa dhe luajta pa qenë 100 për qind, por tani ndihem vërtet mirë”.

“Shkova në Kupën e Botës duke u ndier mirë, pata një turne shumë të mirë dhe e transferova atë ritëm edhe në këtë sezon”.

“Ne ndihemi ndryshe dhe më të fortë. Duhet të mësosh nga gjithçka që përjeton. Fitimi i Ligës Premier të jep një tjetër lloj besimi”, përfundoi kapiteni i Arsenalit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments