BallinaSuperliga e Kosovës“Një skuadër që vazhdon ngjitjen” - nga Irlanda e vlerësojnë Kosovën -...

“Një skuadër që vazhdon ngjitjen” – nga Irlanda e vlerësojnë Kosovën – Kampionet

Kosova po shihet nga mediat irlandeze si një kundërshtar që vazhdon të rritet dhe të bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përballur. Në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve në “Fadil Vokrri”, prestigjiozja “Irish Times” i ka kushtuar vëmendje të veçantë përfaqësueses së Kosovës dhe progresit të saj nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.

Në parashikimin për ndeshjen Kosovë – Irlandë, mediumi irlandez e përshkruan skuadrën e Fodës si një ekip që është “në ngritje”, duke theksuar se Kosova po hyn në këtë përballje me më shumë vetëbesim pas paraqitjeve të fundit.

“Ekipi i Kosovës duket i fuqizuar nën trajnerin gjerman Franco Foda”, shkruan “Irish Times”, duke rikujtuar se Kosova në mars ishte më afër se Irlanda për kualifikimin në Kupën e Botës.

Mediat irlandeze rikthehen edhe te rezultatet e fundit të Kosovës, duke veçuar fitoren dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë dhe më pas përballjen me Turqinë në Prishtinë, ku Kosova u mposht me rezultat minimal 1-0. Këto rezultate janë parë si pjesë e një ecurie që ka rritur besimin rreth përfaqësueses së Kosovës.

“Irish Times” i kushton vëmendje edhe ndryshimeve në përfaqësuesen e Kosovës. Mediumi përmend largimin e Amir Rrahmanit nga Kombëtarja dhe vendimin e Fodës për t’ia besuar shiritin e kapitenit Vedat Muriqit, i cili vjen në këtë grumbullim pas një paraqitjeje spektakolare me Fenerbahçen, ku shënoi katër gola.

Në fokus janë edhe disa prej lojtarëve që, sipas mediumit irlandez, përbëjnë boshtin e skuadrës së Kosovës. “Irish Times” veçon treshen e Hoffenheimit, Albian Hajdarin, Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun, si pjesë të rëndësishme të ekipit të drejtuar nga Foda.

Në anën tjetër, trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka folur gjatë për Kosovën gjatë konferencave para ndeshjes, ndërsa mediumi irlandez vëren se shumë prej pyetjeve të gazetarëve janë përqendruar te kundërshtari i parë i kësaj serie. Për Irlandën, ndeshja në Prishtinë vjen në një periudhë me shumë sfida, por “Irish Times” e vendos Kosovën në qendër të vëmendjes si një ekip që po vazhdon ngjitjen e tij.

Për Kosovën, kjo përballje para tifozëve në “Fadil Vokrri” është mundësi për ta vazhduar këtë ecuri dhe për të dëshmuar edhe një herë se përfaqësuesja po shihet ndryshe nga kundërshtarët e saj evropianë. /Kampionet/

24/09/2026 09:52-​Dion Kacuri, Erblin Osmani e Milot Avdyli prurjet e reja te Kosova, Franco Foda publikon listën për Ligën e Kombeve

24/09/2026 10:16-​Si kaloi Kosova nga Liga C në Ligën B të Kombeve – rezultatet që “Dardanët” i afruan me skenën e madhe

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments