BallinaLiga NdërkombëtareNga Malisheva në Arabinë Saudite, Thomas Brdaric zyrtarizohet nga klubi i ri...

Nga Malisheva në Arabinë Saudite, Thomas Brdaric zyrtarizohet nga klubi i ri – Kampionet

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Bukayriyah ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit Thomas Brdaric, i cili së fundmi ishte trajner i Malishevës.

Trajneri kroato-gjerman ka befasuar të gjithë duke u larguar nga Malisheva edhe përkundër se pati një nisje shumë të mirë të sezonit në Superligën e Kosovës.

Brdaric do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi është vet klubi Al-Bukayriyah, i cili ka zyrtarizuar afrimin e tij.

“Menaxhmenti i klubit Al -Bukayriyah ka finalizuar procedurat e kontratës me trajnerin gjerman Thomas Brdaric për të marrë përsipër drejtimin e ekipit të parë të Al-Bukayriyah”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Al-Bukayriyah zhvillon garat në Ligën e Parë të Arabisë Saudite dhe pas gjashtë xhiros renditet në vendin e parafundit, atë të 17-tin, me vetëm dy pikë dhe pa fitore.

Në anën tjetër, Brdaric përveç Malishevës, në të kaluarën ka drejtuar edhe klube tjera shqiptare si Shkëndija, Vllaznia dhe Drenica. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments