BallinaLiga NdërkombëtareNga Benzema te Pogba e Carvajal – 10 yjet e mëdhenj që...

Nga Benzema te Pogba e Carvajal – 10 yjet e mëdhenj që ende janë pa klub dhe mund të transferohen falas – Kampionet

Afati kalimtar tashmë është mbyllur në ligat kryesore evropiane, por klubet ende kanë mundësi të transferojnë futbollistë. Lojtarët që janë pa kontratë mund të negociojnë dhe të nënshkruajnë me klube të reja edhe jashtë afatit të zakonshëm, ndaj emra si Karim Benzema, Jadon Sancho, Paul Pogba apo Dani Carvajal vazhdojnë të jenë të disponueshëm. Në fakt, ky i fundit, ish-kapiteni i Real Madridit, është lidhur fuqishëm me një skuadër spanjolle.

Karim Benzema

Benezma është një prej emrave më të spikatur në tregun e lojtarëve të lirë. Sulmuesi francez, 38-vjeçar, i ka dhënë fund aventurës së tij te Al-Hilal dhe ende është në kërkim të një destinacioni të ri.

Jadon Sancho

Në moshën 26-vjeçare, Jadon Sancho mbetet një prej futbollistëve më të rinj dhe më të njohur në këtë listë. Anësori anglez i ka dhënë fund bashkëpunimit me Manchester Unitedin pas disa sezonesh të shoqëruara me huazime të ndryshme.

Paul Pogba

Pogba gjithashtu është ende pa klub pas aventurës së fundit te Monaco. Mesfushori francez, 33-vjeçar, ka luajtur më herët për klube si Juventusi dhe Manchester Unitedi, ndërsa ishte pjesë e Kombëtares së Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018.

Dani Carvajal

Një tjetër emër i rëndësishëm në treg është Dani Carvajal. Mbrojtësi i djathtë spanjoll, 34-vjeçar, i ka dhënë fund qëndrimit të tij të gjatë te Real Madridi, pas më shumë se një dekade me ekipin e parë. rëndësishme me Kombëtaren e Spanjës.

Riyad Mahrez

Edhe Mahrez, 35-vjeçar, është në kërkim të një klubi të ri pas aventurës së tij në futbollin e Arabisë Saudite. Anësori algjerian ishte një prej lojtarëve kryesorë të Manchester Cityt për disa sezone dhe me klubin anglez fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Mauro Icardi

Në tregun e lojtarëve të lirë ndodhet edhe sulmuesi argjentinas Mauro Icardi. Në moshën 33-vjeçare, ai ka një përvojë të madhe në futbollin evropian, pasi ka luajtur për Sampdorian, Interin, Paris Saint-Germainin dhe Galatasarayn.

Oleksandr Zinchenko

Pa klub është edhe Oleksandr Zinchenko. 29-vjeçari ukrainas i ka dhënë fund aventurës së tij te Ajaxi dhe ka një përvojë të konsiderueshme në Ligën Premier, ku ka luajtur për Manchester Cityn dhe Arsenalin.

Wilfried Zaha

Zaha është një tjetër anësor me shumë përvojë që aktualisht është i lirë. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, 33-vjeçar, ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës te Crystal Palace dhe ka luajtur edhe për Galatasarayn.

Raheem Sterling

31-vjeçari është gjithashtu pjesë e tregut të lojtarëve të lirë. Anësori anglez ka luajtur për Liverpoolin, Manchester Cityn, Chelsean dhe Arsenalin, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Feyenoordit. Përvoja e tij me Kombëtaren e Anglisë dhe aftësia për të luajtur në disa pozita të repartit ofensiv bëjnë që emri i tij të mbetet në treg.

Anthony Martial

Martial është në kërkim të një mundësie të re pas aventurës së fundit te Monterrey. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka përvojë edhe në Ligue 1 dhe La Liga, ku ka përfaqësuar Sevillan.

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments