Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareNdeshja Francë–Irak ndërpritet për shkak të stuhisë, mësohet kur pritet të vazhdojë...

Ndeshja Francë–Irak ndërpritet për shkak të stuhisë, mësohet kur pritet të vazhdojë – Kampionet

Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Iranit është pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike pranë stadiumit në Filadelfia.

Sipas njoftimeve zyrtare, arsyeja e ndërprerjes është një stuhi që është afruar në zonën e stadiumit, duke detyruar autoritetet të ndërpresin menjëherë lojën për arsye sigurie.

Tifozëve në tribuna iu është kërkuar të zhvendosen në zona të sigurta brenda stadiumit, ndërsa është bërë e ditur se “po afron një stuhi e fortë”.

Rifillimi i ndeshjes pritet të ndodhë rreth orës 00:15, nëse kushtet përmirësohen dhe nuk ka aktivitet të ri elektrik në zonë.

Megjithatë, sipas burimeve amerikane, vazhdimi i plotë i ndeshjes pritet të shtyhet dhe të rifillojë rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, që i bie rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas kohës sonë.

Franca ishte duke fituar pas 45 minutave lojë, me golin e Kylian Mbappe.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për kohën e saktë të rinisjes, ndërsa situata mbetet nën monitorimin e organizatorëve dhe shërbimeve meteorologjike. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments