BallinaLiga NdërkombëtareMund të zgjedhë mes Gjermanisë dhe Italisë, Tresoldi zbulon me kë ka...

Mund të zgjedhë mes Gjermanisë dhe Italisë, Tresoldi zbulon me kë ka biseduar – Kampionet

Nicolo Tresoldi, sulmuesi i Club Brugge, i cili shkëlqeu me një het-trik në “San Siro” për ta mposhtur Interin në Ligën e Kampionëve, ka folur për të ardhmen e tij ndërkombëtare, e cila ka ngjallur shumë diskutime, pasi ai ka të drejtë të përfaqësojë Gjermaninë ose Italinë.

“Edhe kjo është një çështje e rëndësishme. Janë thënë disa gjëra që nuk janë të vërteta. Jam i lumtur me atë që po bëj në Gjermani dhe më pas do të shohim”.

“Ka shumë sulmues në Gjermani dhe Itali që janë shumë më të mirë se unë. Ndoshta pas ndeshjes së sotme ndihem pak më i sigurt në aftësitë e mia”, deklaroi 22-vjeçari.

Tresoldi zbuloi gjithashtu se ka biseduar me Jurgen Kloppin, Roberto Mancinin dhe përfaqësuesit e federatave të të dyja vendeve, të cilët e kuptojnë mënyrën se si ai e sheh këtë çështje.

“Kam biseduar me Kloppin, Mancinin dhe federatat e të dyja vendeve. Ata e kuptuan mënyrën se si i shoh gjërat”.

“Në shtëpi flas gjithmonë italisht dhe kam lindur në Itali. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Po kënaqem duke luajtur me Gjermaninë U21. Kemi një Kampionat Evropian për të luajtur dhe është një trofe që babai im e ka fituar me Italinë, prandaj edhe për mua është një objektiv. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi sulmuesi./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments