BallinaSuperliga e KosovësMerr fund ëndrra e Kosovës për Botëror, eliminohen nga Austria - Kampionet

Merr fund ëndrra e Kosovës për Botëror, eliminohen nga Austria – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Austria.

Pasi u mposht 1-2 në “Fadil Vokrri”, “Dardanet” nuk arritën përmbysje për të pësuar humbje me rezultat 4-0.

Vendaset zhvilluan paraqitje më të mirë dhe me ndihmën e tifozëve arritën të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë të play-offit.

Hobinger shënoi një gol të hershëm për të kaluar Austrinë në epërsi (7’).

Ndërsa, Puntigam e dyfishoi epërsinë (65’). Kircheberger u përkujdes për golin e tretë (86’), kurse Campbell e vulosi fitoren e thellë (89’).

Kësisoj, Kosova në kategorinë e femrave fatkeqësisht nuk e arrin Botërorin./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments