BallinaLiga Ndërkombëtare“Me qëndrim agresiv dhe duke bërtitur”, publikohet raporti i gjyqtarit me akuza...

“Me qëndrim agresiv dhe duke bërtitur”, publikohet raporti i gjyqtarit me akuza ndaj Vinicius Jr – Kampionet

Vinicius Junior është në rrezik të mungojë në El Clasico, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi brazilian u përjashtua nga gjyqtari Isidro Diaz de Mera, pasi fillimisht realizoi atë që do të ishte goli i dytë i Real Madridit në këtë përballje. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua, pasi pamjet treguan se Vinicius i kishte tërhequr flokët kundërshtarit të tij, Saliba.

Situata u tensionua edhe më shumë pas përjashtimit të brazilianit, i cili protestoi ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit. Sipas raportit të arbitrit, sjellja e futbollistit vazhdoi edhe pasi iu tregua kartoni i kuq.

“Vinicius, pasi u përjashtua dhe ende ndodhej në fushë, vazhdoi të protestonte ndaj vendimit tim, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke u drejtuar drejt zonës ku ndodhesha, me një qëndrim agresiv. Bashkëlojtarët u detyruan ta ndalonin, ndërsa nuk arrita të kuptoja ndonjë shprehje konkrete”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Sipas raportimit të mediumit Tribuna.com, Vinicius pritet të dënohet me dy ndeshje pezullim në La Liga, çka do ta linte jashtë një prej përballjeve më të rëndësishme të sezonit, El Clasicos ndaj Barcelonës.

Mungesa e mundshme e brazilianit do të ishte një goditje për Real Madridin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në repartin ofensiv dhe ndikimin që ka në ndeshjet e mëdha.

Megjithatë, pezullimi përfundimtar varet nga vendimi i organeve disiplinore të futbollit spanjoll, të cilat do të shqyrtojnë raportin e gjyqtarit dhe rrethanat e incidentit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments