
Barcelona nuk ka bërë ofertë për Lautaro Martinez dhe sulmuesi i Interit nuk konsiderohet më një objektiv prioritar nga klubi katalanas, i cili vijon kërkimet për një numër 9 të ri.
Me afrimin e fundit të afatit kalimtar së verës, Barcelona mbetet e fokusuar te Julian Alvarez, edhe pse Atletico Madrid nuk dëshiron të shesë yllin e saj te një rival direkt.
Sipas gazetarit të njohur nga Barcelona, Gerard Romero, klubi katalanas nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për Lautaron. Gjithashtu, sulmuesi argjentinas nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Barcelona.
Lautaro ka qenë më parë një prej objektivave kryesorë të Barcelonës, por tashmë sulmuesi i Interit ka zbritur në listën e prioriteteve të klubit.

Objektivi kryesor mbetet Julian Alvarez, por transferimi i argjentinasit nga Atletico Madrid duket i vështirë për t’u realizuar. Klubi madrilen nuk është i prirur të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm drejt një rivali të drejtpërdrejtë.
Në rast se marrëveshja për Alvarez dështon, Barcelona ka shqyrtuar disa alternativa, mes tyre Viktor Gyokeres, Luis Suarez, Nicolo Tresoldi dhe Victor Osimhen. Megjithatë, deri tani asnjë prej këtyre opsioneve nuk duket se e ka bindur plotësisht drejtuesit katalanas.
Kjo situatë rrit mundësinë që Barcelona të mbështetet te lojtarët që aktualisht ka në skuadër, nëse nuk arrin të sigurojë një sulmues të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Një tjetër emër që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje është Hamza Abdelkarim. Barcelona e sheh sulmuesin e ri egjiptian si një alternativë me potencial për të ardhmen në pozicionin e numrit 9.
Ndërkohë, Karim Adeyemi, Dani Olmo dhe Raphinha mund të përdoren gjithashtu në qendër të sulmit, duke i ofruar trajnerit Hansi Flick disa zgjidhje alternative.
Me pak ditë në dispozicion, Barcelona duhet të marrë një vendim: të investojë për një numër 9 të ri apo të vijojë sezonin me alternativat që tashmë ka në dispozicion. /Kampionet/


