
Malisheva ka zhvilluar 45 minuta në mënyrë fantastike për të pasur epërsinë ndaj gjigantit skocez Hibernian, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Në përballjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, Malisheva ka avantazhin me rezultat minimal 1-0.
Kreshnik Uka ishte golashënuesi i vetëm në këtë pjesë për të shënuar nga afërsia pas një aksioni të shpejtë, ku u asistua nga Veliu (21’).
Malisheva zhvilloi edhe disa aksione të bukura por që assesi s’ia doli t’i finalizojë.
Në anën tjetër, Hibernian krijoi disa aksione të shkëlqyera megjithatë Avdyli ishte gjithnjë në vendin e duhur për të mos lejuar befasi.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse Malisheva do të arrijë ta ruajë rezultatin për ta marrë avantazhin para përballjes kthyese që zhvillohet në Skoci./Kampionet/


