BallinaLiga NdërkombëtareLindon Emërllahu asiston dy herë në fitoren e thellë të Polissya -...

Lindon Emërllahu asiston dy herë në fitoren e thellë të Polissya – Kampionet

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në fitoren e thellë të Polissya Zhytomyr, që triumfoi 5-1, duke dhuruar dy asistime në pjesën e dytë.

Emërllahu e nisi ndeshjen nga banka rezervë, por u inkuadrua në pjesën e dytë, kur Polissya ishte në epërsi minimale prej 2-1.

Mesfushori kosovar shumë shpejt u bë protagonist, duke asistuar në golin e katërt të skuadrës së tij në minutën e 76-të, të cilin e realizoi Igor Krasnopir.

Emërllahu ishte përsëri vendimtar në fund të takimit, pasi asistoi edhe për golin e pestë, të shënuar nga Leandro Andrade në minutën e 87-të.

Kështu, 23-vjeçari kosovar e mbylli ndeshjen me dy asistime, duke qenë një prej lojtarëve kryesorë në fitoren bindëse të Polissyas. Për Emërllahun, këto janë dy asistimet e para këtë sezon.

Në këtë takim pati minuta edhe për një tjetër futbollist të Kombëtares së Kosovës. Ilir Krasniqi ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes në repartin e mbrojtjes.

Krasniqi pati një paraqitje të mirë, por në fund të takimit u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Me këtë fitore, Polissya vazhdon të mbajë kreun e tabelës në elitën e futbollit ukrainas, duke grumbulluar 12 pikë. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments