BallinaSuperliga e KosovësKrasniqi optimist para Austrisë: Pse të mos fitojmë edhe atje? - Kampionet

Krasniqi optimist para Austrisë: Pse të mos fitojmë edhe atje? – Kampionet

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe duke komentuar edhe sfidën e radhës ndaj Austrisë.

Krasniqi theksoi se Kosova e kishte të vështirë të gjente golin në pjesën e parë, pasi Irlanda ishte e tërhequr në mbrojtje, por sipas tij, skuadra krijoi raste dhe e meritoi fitoren.

“Ishte e vështirë që në pjesën e parë të shënonim gol, sepse kundërshtari rrinte vetëm në mbrojtje dhe ne luanim vetëm me topa të gjatë. Por, ne bëmë një paraqitje të mirë dhe shumë pozitive, krijuam raste dhe ishte çështje minutash kur do të vinte goli. Në fund, ai erdhi dhe ne e merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Sulmuesi kosovar foli edhe për kontributin e futbollistëve që inkuadrohen nga banka, duke theksuar se të gjithë duhet të jenë të gatshëm për të ndihmuar ekipin.

“Të gjithë lojtarët që janë në bankë duhet të jenë gati dhe ashtu isha gjatë gjithë kohës, sepse mendoj që lojtarët që vijnë nga banka mund ta ndryshojnë lojën. Ashtu ndodhi edhe dje, kështu që jam i lumtur që isha pjesë e golit. Më e rëndësishmja ishte fitorja”.

Krasniqi u ndal edhe te përballja e radhës ndaj Austrisë, të cilën e konsideroi favorite të grupit, por beson se Kosova mund të synojë fitore edhe në këtë sfidë.

“Normalisht, Austria mund të themi se është favorit i grupit, por nëse veç luajmë si grup dhe si dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, përfundoi Krasniqi. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments