BallinaSuperliga e KosovësKosovë–Irlandë: Nga vlera e ekipeve te ajo e lojtarëve më të shtrenjtë,...

Kosovë–Irlandë: Nga vlera e ekipeve te ajo e lojtarëve më të shtrenjtë, renditja në FIFA dhe forma në 10 ndeshjet e fundit – Kampionet

Kosova dhe Irlanda përballen sonte (e enjte) në “Fadil Vokrri”, në një duel ku përveç rëndësisë sportive, dallimet mes dy përfaqësueseve shihen edhe në vlerën e skuadrave, renditjen botërore dhe formën e tyre të fundit.

Kosova dhe Irlanda zbresin sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, me të dyja përfaqësueset që kërkojnë një rezultat pozitiv në përballjen e parë të kësaj kampanje në Ligën e Kombeve.

Në prag të ndeshjes, një krahasim mes dy ekipeve tregon disa dallime interesante, duke nisur nga vlera e përgjithshme e skuadrave dhe lojtarët më të shtrenjtë, e deri te pozitat në ranglistën e FIFA-s dhe rezultatet e Kosovës në 10 ndeshjet e fundit.

Kosova – 143.65 milionë euro

Sipas të dhënave të faqes së specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, vlera e përgjithshme e ekipit përfaqësues të Kosovës është 143.65 milionë euro.

Në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm të Dardanëve është sulmuesi i Hoffenheim, Fisnik Asllani, i cili vlerësohet në 35 milionë euro.

Pas tij renditet bashkëlojtarët e tij, Leon Avdullahu me vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa i treti është Albian Hajdari, i vlerësuar me 25 milionë euro.

Në mesin e lojtarëve më të shtrenjtë janë edhe Edon Zhegrova me 10 milionë euro, dhe portieri Arijanet Muric me 7.5 milionë euro.

Më pas vijnë kapiteni Vedat Muriqi me 4.5 milionë euro, Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni, me nga 4 milionë euro, Milot Rashica me 3.5 milionë euro dhe Mërgim Vojvoda me 2.5 milionë euro.

telegrafi.com

Pesë fitore në 10 ndeshjet e fundit

Sa i përket formës së fundit, Kosova ka regjistruar pesë fitore, tri humbje dhe dy barazime në 10 ndeshjet e fundit zyrtare.

Dardanët kanë mposhtur Suedinë dy herë, fillimisht 2-0 dhe më pas 0-1, ndërsa kanë triumfuar edhe ndaj Sllovenisë me 0-2, Sllovakisë me 3-4 dhe Andorrës me 3-0.

Në këtë periudhë, Kosova ka pësuar tri humbje, ndaj Zvicrës 4-0, Turqisë 0-1 dhe Çekisë 2-1.

Dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar me barazime, ndaj Sllovenisë 0-0 dhe Zvicrës 1-1.

telegrafi.com

Kosova në vendin e 78-të në FIFA

Në ranglistën e FIFA-s, Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e 78-të në botë, pozita më e mirë në histori për ‘Dardanët’.

Kjo e vendos përfaqësuesen dardane pas Irlandës, e cila aktualisht mban pozitën e 55-të.

Irlanda – 188.90 milionë euro

Në anën tjetër, sipas Transfermarkt, përfaqësuesja e Irlandës ka një vlerë të përgjithshme prej 188.90 milionë eurosh.

Lojtari më i shtrenjtë i irlandezëve është portieri Caoimhin Kelleher, i vlerësuar me 28 milionë euro.

Pas tij vjen sulmuesi Troy Parrott, me vlerë prej 25 milionë eurosh, ndërsa Finn Azaz vlerësohet me 20 milionë euro.

Në listën e lojtarëve më të vlefshëm janë edhe Jake O’Brein, me 18 milionë euro, dhe Liam Kitching, me 14 milionë euro.

Më pas vijnë Gavin Bazunu dhe James Abankwah, të dy të vlerësuar me nga 8 milionë euro, ndërsa Jason Knight dhe Tom Cannon kanë vlerë nga 7 milionë euro.

Forma e Irlandës në 10 ndeshjet e fundit

Irlanda ka një bilanc prej 5 fitoresh, 2 barazimesh dhe 3 humbjesh në 10 ndeshjet e fundit.

Irlandezët kanë triumfuar ndaj Armenisë 1-0, Portugalisë 2-0, Hungarisë 3-2, Grenadës 5-0 dhe Katarit 1-0.

Dy barazimet janë regjistruar ndaj Maqedonisë së Veriut 0-0 dhe Kanadasë 1-1, ndërsa ndeshja ndaj Çekisë përfundoi 2-2 pas 120 minutash, para se Irlanda të eliminohej me penallti.

Dy humbjet e tjera kanë ardhur ndaj Portugalisë 1-0 dhe Armenisë 2-1.

telegrafi.com

Irlanda më lart në ranglistën e FIFA-s

Sa i përket ranglistës botërore, Irlanda aktualisht renditet në pozitën e 55-të, 23 vende më lart se Kosova.

Kështu, edhe pse diferenca në vlerën e skuadrave nuk është e jashtëzakonshme, me Irlandën që vlerësohet rreth 45 milionë euro më shumë, në aspektin e renditjes së FIFA-s ekziston një diferencë më e dukshme.

Të gjitha këto të dhëna marrin rëndësi vetëm si pasqyrë statistikore para përballjes, pasi përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e “Fadil Vokrrit”, ku Kosova dhe Irlanda do të kërkojnë fitoren. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments