BallinaLiga NdërkombëtareKlopp befason me zgjedhjen e parë te Gjermania, thërret lojtarin që ishte...

Klopp befason me zgjedhjen e parë te Gjermania, thërret lojtarin që ishte në divizionin e tretë – Kampionet

Jurgen Klopp po përgatit ndryshime të rëndësishme në Kombëtaren e Gjermanisë pas emërimit të tij si trajner i ri, ndërsa pritet të zbulojë listën e parë të lojtarëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Ish-trajneri i Liverpoolit mori drejtimin e “Die Mannschaft” pas largimit të Julian Nagelsmann dhe raportohet se ka nisur menjëherë të zbatojë idetë e tij.

Një prej vendimeve të para pritet të jetë thirrja e një futbollisti që vetëm 15 muaj më parë luante në divizionin e tretë të futbollit gjerman.

Surpriza e parë e Kloppit – Felix Keidel

Sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Plettenberg, Felix Keidel është përfshirë në listën e Kloppit për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares gjermane.

23-vjeçari i Elversbergut raportohet se ka zhvilluar edhe një bisedë personale me Kloppin, i cili i ka komunikuar se pritet të jetë pjesë e Gjermanisë dhe të debutojë me kombëtaren gjatë javës së ardhshme.

Keidel ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme në një periudhë shumë të shkurtër. Vetëm 15 muaj më parë, ai luante në divizionin e tretë me Ingolstadtin, ndërsa verën e kaluar u transferua te Elversbergu për rreth 400 mijë euro.

Me Elversbergun, ai kontribuoi në sigurimin e promovimit në Bundesligë dhe e ka nisur në mënyrë shumë të mirë edhe sezonin e ri. Në katër ndeshjet e para, Keidel ka regjistruar një gol dhe dy asistime.

Keidel pritet të ndryshojë rolin e Kimmich

Thirrja e Keidel mund të ketë ndikim edhe në pozicionin e Joshua Kimmichit. Sipas raportimeve, plani i Kloppit është që 23-vjeçari të përdoret si mbrojtës i djathtë, ndërsa Kimmich të zhvendoset në mënyrë të përhershme në mesfushë.

Ky ndryshim do të ishte një tregues i qartë i ideve taktike të trajnerit të ri, i cili duket se ka besim të madh te futbollisti i Elversbergut.

Zgjedhja e Keidel ka shkaktuar befasi në Gjermani, veçanërisht për shkak të ngritjes së tij të shpejtë. Brenda pak më shumë se një viti, ai ka kaluar nga divizioni i tretë në Bundesligë dhe tani është pranë debutimit me Kombëtaren gjermane.

Ndërkohë, reagimet në Gjermani janë të ndryshme, ndërsa mediat kanë nisur të spekulojnë se Keidel mund të mos jetë surpriza e vetme e Kloppit në listën e tij të parë si trajner i Gjermanisë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments