BallinaLiga Ndërkombëtare“Kjo është vetëm fillimi”, Arteta me mesazh të fortë pas triumfit ndaj...

“Kjo është vetëm fillimi”, Arteta me mesazh të fortë pas triumfit ndaj Chelseat – Kampionet

Mikel Arteta beson se Arsenali ka potencialin të jetë edhe më i mirë se skuadra që sezonin e kaluar luftoi për titull, pasi londinezët dhanë një tjetër sinjal të fortë me fitoren 2-1 ndaj Chelseat.

Chelsea kaloi në epërsi që në minutën e dytë me Morgan Rogers, por Arsenali reagoi në mënyrë spektakolare dhe përmbysi rezultatin përmes Kai Havertz dhe kapitenit Martin Odegaard.

Kjo ishte fitorja e tretë në tri ndeshjet e para për Arsenalin, pas triumfit ndaj Coventry Cityt dhe fitores minimale 1-0 në udhëtim te Aston Villa.

Për Artetën, mënyra se si skuadra reagoi pas golit të hershëm të Chelseat ishte veçanërisht domethënëse.

“Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme. E shijova çdo minutë të saj, nga fillimi deri në fund, ndërsa fillimi ishte i vështirë”.

“Më pëlqeu sepse skuadra reagoi në mënyrë spektakolare. Bindja, vendosmëria dhe cilësia që dua t’i shoh vazhdimisht te lojtarët ishin të mrekullueshme”.

“Kjo është një dëshmi për ne se sa të aftë jemi për të performuar në një nivel edhe më të lartë sesa sezonin e kaluar. Gjithçka varet nga mënyra se si do ta ruajmë dhe vazhdojmë këtë dëshirë”.

Arsenali nuk pati një afat kalimtar veçanërisht aktiv në repartin ofensiv, ndërsa Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard u larguan nga klubi.

Megjithatë, paraqitjet e Havertz, Odegaard dhe Bukayo Sakas kanë dhënë arsye për optimizëm. Edhe afrimi i ri, Christos Tzolis, ka treguar disa momente premtuese në krah.

Në veçanti, Odegaard duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë pas problemeve me lëndimet që e kufizuan sezonin e kaluar.

Arteta e veçoi edhe rikthimin e kapitenit norvegjez. “Odegaard ka diçka për të dëshmuar pas sezonit të kaluar, pasi humbi shumë ndeshje. E njëjta gjë vlen edhe për Kai dhe Bukayo. Ne i kemi munguar shumë lojtarëve ofensivë për periudha shumë të gjata sezonin e kaluar”.

“Nuk e di sa herë kanë luajtur së bashku këta lojtarë gjatë vitit të fundit, por ndoshta jo shumë. Kur fillon ta ndjesh kiminë që kanë mes tyre dhe atë që mund të prodhojnë, është diçka e jashtëzakonshme”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments