BallinaLiga NdërkombëtareKhvicha Kvaratskhelia i etur për ta fituar Topin e Artë 2026 -...

Khvicha Kvaratskhelia i etur për ta fituar Topin e Artë 2026 – Kampionet

Ylli i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, nuk e ka humbur shpresën për ta fituar Topin e Artë 2026, pavarësisht se mungoi me Gjeorgjinë në Kupën e Botës.

Sipas “L’Equipe”, sulmuesi gjeorgjian e ka kaluar verën duke ndjekur një program intensiv individual stërvitor, në vend që të pushonte, me synimin për të qenë në formën më të mirë të mundshme në fillim të sezonit të ri.

Kvaratskhelia synon ta nisë sezonin në mënyrë spektakolare përpara se të nisë procesi i votimit për Topin e Artë në fillim të muajit shtator.

Ai beson se mund të përfitojë nga fakti që disa prej bashkëlojtarëve të tij te PSG, përfshirë Ousmane Dembelen dhe futbollistët që morën pjesë në Kupën e Botës, do të kenë nevojë për më shumë kohë për të rikthyer ritmin optimal të ndeshjeve.

Objektivi i reprezentuesit gjeorgjian është të mbetet një nga favoritët për çmimin individual më prestigjioz në futboll dhe të pasojë pikërisht Dembelen si fitues i Topit të Artë.

Kvaratskhelia vjen pas një sezoni të shkëlqyer 2025/26, ku u shpall lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të spikatur në Evropë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments