BallinaLiga NdërkombëtareHarry Kane ende pa rinovuar, Bayern Munich ka gati alternativën - Kampionet

Harry Kane ende pa rinovuar, Bayern Munich ka gati alternativën – Kampionet

Bayern Munich ka nisur të mendojë për të ardhmen e sulmit, pavarësisht se rinovimi i kontratës me Harry Kane duket se po shkon në drejtimin e duhur.

Sulmuesi anglez, 33 vjeç, po negocion zgjatjen e kontratës me klubin bavarez, ndërsa marrëveshja aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Të dyja palët kanë përcjellë qetësi dhe optimizëm, pasi dëshira e përbashkët është që Kane të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich për disa vite të tjera.

Megjithatë, në Mynih e dinë se një ditë do të duhet të gjejnë pasuesin e tij. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nisur prej kohësh të monitorojnë disa alternativa, duke kërkuar të lëvizin përpara konkurrencës në treg dhe të sigurojnë një sulmues që mund të përshtatet me projektin e klubit.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, një prej emrave që Bayern Munich po ndjek prej kohësh është Brian Brobbey.

Sulmuesi holandez, 24 vjeç, ka qenë më herët në radarët e klubit gjerman, i cili e kishte konsideruar edhe gjatë dy sezoneve të fundit si një alternativë për Harry Kane.

Në atë periudhë, Bayern nuk vendosi të bëjë një ofertë konkrete, por Brobbey vazhdon të jetë në listën e kandidatëve për të ardhmen.

Sulmuesi holandez është aktivizuar së fundmi me Sunderlandin dhe ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.

Në fillim të sezonit, ai shënoi një tripletë ndaj Manchester Cityt, ndërsa më herët kishte dhënë një paraqitje të mirë edhe me kombëtaren e Holandës në Kupën e Botës.

Brobbey ka kontratë me Sunderlandin deri në qershor të vitit 2029 dhe tashmë është në radarët e disa prej klubeve të mëdha të Ligën Premier.

Në afatet kalimtar e ardhshme, emri i tij pritet të jetë ndër më të përfolurit, veçanërisht për shkak të profilit të tij si një qendërsulmues klasik, një tipologji që po bëhet gjithnjë e më e rrallë në futbollin modern.

Për Bayern Munich, Brobbey mund të jetë një nga alternativat për periudhën pas Harry Kane, edhe pse klubi bavarez pritet të vlerësojë disa kandidatura përpara se të marrë një vendim përfundimtar. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments