
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka marrë vendin e shtatë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.
Manchester City fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Porto, me dy gola të shënuara nga Haaland gjatë ndeshjes hapëse të fazës së ligës.
Sulmuesi norvegjez tani krenohet me 59 gola në vetëm 59 paraqitje në garën më të madhe evropiane për klube.
Me këtë rekord, Haaland kaloi legjendën gjermane të Bayern Munichut, Thomas Muller, i cili shënoi 57 gola në 163 ndeshje.
Përpara Haaland në renditjen historike janë Raul dhe Kylian Mbappe (nga 71 gola secili), Karim Benzema (90), Robert Lewandowski (109), Lionel Messi (129) dhe lideri i të gjitha kohërave Cristiano Ronaldo (140).
Me këtë ritëm golash dhe këto statistika, Haaland shumë lehtë mund të thyej rekordin e Ronaldos në të ardhmen. /Kampionet/


