BallinaLiga NdërkombëtareGjermania e shijon fitoren e parë në “epokën Klopp” ndaj Serbisë, Holanda...

Gjermania e shijon fitoren e parë në “epokën Klopp” ndaj Serbisë, Holanda ndalet nga Greqia – Kampionet

Gjermania i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Serbisë, për t’ia bërë sefte fitoreve nën urdhrat e Jurgen Klopp, derisa Holanda u ndal në një barazim me Greqinë.

Gjermania zhvilloi një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 2-0, ku e dominuan plotësisht ekipin serb.

Mesfushori Tom Bischof shënoi një gol të bukur pas një topi të kthyer për të kaluar Gjermaninë në epërsi (39’).

Ndërsa, Florian Wirtz e ka dyfishuar epërsinë për të realizuar një gol të bukur (61’).

Me këtë fitore, Gjermania zë pozitën e tretë me katër pikë, ndërsa Serbia qëndron pa pikë.

Në anën tjetër, Holanda me rikthim ka marrë një barazim 2-2 te Greqia.

Christos Tzolis shënoi një gol të bukur herët, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte Fotis Ioannidis që realizoi nga afërsia pas asistimit të Masouras për të kaluar grekët në avantazh (23’).

Ndërsa, Masouras që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Ioannidis (45+2’).

Sidoqoftë, Holanda u rikthye në pjesën e dytë falë Virgil van Dijk që shënoi me kokë pas harkimit të Veerman (59’).

Denzel Dumfries shënoi gjithashtu por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Standings provided by Sofascore

Heroi i Holandës ishte Tijjani Reijnders me një gol të bukur, që e la portierin plotësisht të shtangur (89’).

Greqia me këtë pikë vazhdon si lider me shtatë pikë ndërsa Holanda renditet e dyta me pesë sosh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments