
Manchester City është mysafir i Liverpoolit, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Premier.
Skuadra e Enzo Maresca nuk di për humbje këtë edicion në kampionatin anglez, andaj synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Ndërkohë, Liverpooli edhe në të kaluarën ka ditur t’iu shkaktojë probleme ndërsa synon ta bëjë sërish një gjë të tillë.
Formacionet zyrtare janë bërë publike, kurse ajo që ka befasuar të gjithë është inkuadrimi i talentit Koumas nga minuta e parë.
Liverpool: Alisson; Kerkez, Van Dijk, Jacquet, Araujo; MacAllister, Gravenberch; Munoz, Wirtz, Barcola; Koumas.
Man City: Donnarumma; Nunez, Dias, Guehi, O’Reilly; Anderson, Fernandez; Semenyo, Cherki, Ndiaye; Haaland.
Përballja do të zhvillohet në “Anfield” nga ora 17:30./Kampionet/


