BallinaLiga NdërkombëtareFormacionet zyrtare, Francë – Spanjë: Gjithçka gati për duelin e dy gjigantëve...

Formacionet zyrtare, Francë – Spanjë: Gjithçka gati për duelin e dy gjigantëve botërorë – Kampionet

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Spanjës do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror 2026.

Të dy përzgjedhësit, Didier Deschamps dhe Luis De La Fuente, kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Te ‘Gjelat’ nga minuta e parë starton në krahun e majtë Bradley Barcola, ndërsa në formacionin titullar rikthehet edhe Aurelien Tchouameni, pas mungesës shkaku i lëndimit.

Mbappe i cili po kalon në një formë ta jashtëzakonshme këtë Botëror, do të ndihmohet edhe nga Michael Olise dhe Ousmane Dembele.

Ndërkohë te Spanja nuk ka asnjë ndryshim për dallim nga ndeshja me Belgjikën.

Dyshja Laporte-Cubarsi startojnë në qendër të mbrojtjes, Pedri mbetet sërish në bankën rezervë me Fabian Ruiz që zë vendin e tij.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Digne, Upamecano, Saliba, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Barcola, Olise, Dembele, Mbappe.

Spanja: Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro, Olmo, Rodri, Ruiz, Baena, Oyarzabal, Yamal.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments