BallinaLiga NdërkombëtareFormacionet zyrtare, Fenerbahce – Roma: Muriqi titullar në ndeshjen hapëse në Ligën...

Formacionet zyrtare, Fenerbahce – Roma: Muriqi titullar në ndeshjen hapëse në Ligën e Kampionëve – Kampionet

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Fenerbahçes dhe Romës, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Takimi zhvillohet sonte në Stamboll, ndërsa të dyja skuadrat e nisin rrugëtimin evropian me synimin për të marrë pikët e para.

Fenerbahçe do ta nisë ndeshjen me Edersonin në portë, ndërsa para tij do të rreshtohen Mert Müldür, Milan Skriniar, Aké dhe Archie Brown.

Sulmi i është besuar Mason Greenwood, Kerem Aktürkoğlu dhe Vedat Muriqi. Pra, sulmuesin ynë Muriqi do të jetë pika kryesore e sulmit të Fenerbahçes.

Në anën tjetër, Roma do të luajë në sulm me emra si Paulo Dybala, Matías Soule dhe Donyell Malen.

Përballja në Stamboll shënon kthimin e Romës në skenën e Ligës së Kampionëve pas një pritjeje të gjatë, ndërsa Fenerbahçe synon të shfrytëzojë faktorin vendas për ta nisur me rezultat pozitiv fazën e re të garës. Ndeshja nis në orën 18:45.

Fenerbahçe: Ederson, Mert Müldür, Skriniar, Ake, Brown, Bartuğ, Kante, İsmail, Greenwood, Kerem, Muriqi.

Roma: Svilar, Rensch, Mancini, N’Dicka, Hermoso, Wesley, Kone, Cristante, Dybala, Soule, Malen.

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments