BallinaLiga NdërkombëtareErnest Muçi mes Anglisë dhe Italisë: Dy klube të njohura e duan...

Ernest Muçi mes Anglisë dhe Italisë: Dy klube të njohura e duan me çdo kusht yllin shqiptar – Kampionet

Ernest Muçi është bërë objektiv i dy klubeve të njohura evropiane, me Aston Villan dhe Napolin që kanë shfaqur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.

Mediat turke kanë raportuar të shtunën se dy klubet janë duke e monitoruar situatën e 25-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Trabzonsporit.

Sipas Fotomac, Trabzonspori nuk ka në plan ta shesë Muçin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, por drejtuesit e klubit turk mund ta shqyrtojnë largimin e tij në rast se në adresën e tyre arrin një ofertë e lartë.

Deri më tani nuk raportohet se është paraqitur ndonjë ofertë zyrtare për futbollistin shqiptar.

Aston Villa është duke e ndjekur nga afër situatën e Muçit, ndërsa sipas raportimeve nga Turqia, edhe Napoli po përgatit një ofertë për transferimin e tij.

Muçi sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi te Trabzonspori, pasi ishte pjesë e Besiktashit. Paraqitjet e tij bindëse bënë që klubi turk ta aktivizonte opsionin e blerjes dhe ta siguronte kartonin e tij për 8.5 milionë euro.

Mesfushori me tipare sulmuese tashmë ka kontratë me Trabzonsporin deri në verën e vitit 2029, çka i jep klubit turk një pozicion të favorshëm në negociata.

Dhe interesimi nga klubet e mëdha evropiane nuk është befasi, duke marrë parasysh sezonin që Muçi zhvilloi në Turqi.

Në 41 paraqitje në të gjitha garat, reprezentuesi shqiptar realizoi 15 gola dhe nëntë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të Trabzonsporit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments