BallinaLiga NdërkombëtareE kryer, Real Madridi nis spastrimin - e largon përfundimisht yllin e...

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës – Kampionet

Real Betisi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit Fran Garcia, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Sipas tij, klubi madrilen do të përfitojë katër milionë euro nga shitja e mbrojtësit të majtë, ndërsa ka ruajtur edhe 50 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të lojtarit.

Kontrollet mjekësore për 26-vjeçarin tashmë janë caktuar, pasi lojtari ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar klubit nga Sevilla.

Fran Garcia pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2030.

Mbrojtësi spanjoll do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Manuel Pellegrini, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Reali pritet të jetë mjaftë aktive në treg ngase synon edhe disa shitje si Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Gonzalo Garcian./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments