Ballina Liga Ndërkombëtare E kryer, Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e sulmuesit të PSG-së –...

E kryer, Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e sulmuesit të PSG-së – Kampionet

0
1

Juventus ka arritur marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Randal Kolo Muanit nga Paris Saint-Germain, ka konfirmuar eksperti i afatit kalimtar Fabrizio Romano.

Sulmuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë me klubin torinez deri në vitin 2031, pasi dy klubet kanë përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes.

Sipas Romanos, Juventusi do të paguajë një shumë fikse prej 38 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të varura nga paraqitjet dhe sukseset e lojtarit.

Kjo marrëveshje ndryshon nga formula e huazimit që ishte diskutuar më herët, pasi Kolo Muani tashmë do të transferohet direkt dhe në mënyrë permanente te “Zonja e Vjetër”.

Sulmuesi francez pritet të përfitojë një pagë prej pak më shumë se 5 milionë euro neto në sezon në Torino.

Transferimi i jep fund një sage të gjatë, pasi Juventusi e kishte vendosur 27-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë pas paraqitjeve të tij pozitive gjatë periudhës së kaluar në klub.

Kolo Muani tashmë do të vazhdojë karrierën në Torino në një projekt afatgjatë, ndërsa Juventusi siguron një sulmues me eksperiencë ndërkombëtare për repartin ofensiv./Kampionet/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu