BallinaLiga NdërkombëtareDrita mëson kundërshtarin e play-offit të Ligës së Konferencës nëse e tejkalon...

Drita mëson kundërshtarin e play-offit të Ligës së Konferencës nëse e tejkalon Tre Fiorin – Kampionet

Kampionia e Kosovës Drita do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes.

Skuadra nga Gjilani është i vetmi klub kosovar që ka mbetur në garë për të arritur fazën e grupeve, pasi Malisheva, Dukagjini dhe Ballkani u eliminuan në raundin e dytë kualifikues.

Drita fillimisht do të përballet me ekipin e San Marinos, Tre Fiori – kurse në rast që e tejkalon këtë sfidë në finalen e play-offit do të luajë me fituesin e ndeshjes Flora Tallin – Inter Escaldes.

Drita në dy vitet e fundit ka luajtur në fazën e grupeve, andaj objektivi padyshim është ta arrijë sërish – pavarësisht që tani duhet ta bëjnë pa trajnerin Zekirija Ramadani, të cilin e shkarkuan së fundmi.

Rikujtojmë, përballja e Dritës me Tre Fiorin zhvillohet të enjten e ardhshme kurse ndeshje kthyese një javë më vonë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments