BallinaLiga NdërkombëtareDita e ndeshjes: Pas Bjellorusisë, Shqipëria kërkon tri pikët e radhës ndaj...

Dita e ndeshjes: Pas Bjellorusisë, Shqipëria kërkon tri pikët e radhës ndaj San Marinos – Kampionet

Shqipëria zbret sonte (e martë) në fushë për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, teksa në transfertë përballet me San Marinon, në një sfidë ku kuqezinjtë synojnë fitoren e dytë radhazi në Grupin C1.

Ndeshja do të zhvillohet në “San Marino Stadium”, duke nisur nga ora 20:45. Përballja vjen vetëm tri ditë pas debutimit pozitiv të Shqipërisë në këtë edicion, kur skuadra e Rolando Maranit mposhti 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”.

Kristjan Asllani nga penalltia dhe Ernest Muçi shënuan golat e fitores.

Në krahun tjetër, San Marino e nisi kampanjën me një humbje të thellë 7-0 ndaj Finlandës. Vendasit luajtën me dhjetë futbollistë nga minuta e 51-të, duke e pasur të vështirë të përballonin presionin e finlandezëve.

Megjithatë, në prag të sfidës, Marani ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra. Përzgjedhësi italian ka theksuar se Shqipëria duhet ta respektojë kundërshtarin dhe të tregojë identitetin e saj, duke paralajmëruar edhe disa ndryshime në formacion.

Kuqezinjtë kanë marrë tri pikët e para në grup dhe një tjetër fitore do t’i mbante në rrugën e objektivit për të luftuar për vendin e parë.

Në kalendar, pas San Marinos, Shqipërinë e pret transferta ndaj Finlandës më 3 tetor./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments