BallinaLiga NdërkombëtareDisa emra të njohur të futbollit gjerman blejnë 90% të klubit portugez...

Disa emra të njohur të futbollit gjerman blejnë 90% të klubit portugez – Kampionet

Një grup investimi gjerman, në të cilin bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit Thomas Muller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernandez, ka blerë 90 për qind të aksioneve të klubit portugez Estrela da Amadora.

Marrëveshja kap vlerën e 40 milionë eurove, duke u konsideruar si shitja më e shtrenjtë në historinë e një SAD-i, shoqëri aksionare sportive në futbollin portugez.

Grupi i investitorëve udhëhiqet nga fondet ADvantage dhe LEAD, me mbështetjen e KI Group, ndërsa në mesin e investitorëve strategjikë janë edhe katër futbollistët e njohur.

“Struktura e re e aksionarëve bashkon investitorë me përvojë në sport, investime dhe teknologji, si dhe një grup investitorësh strategjikë të lidhur me futbollin ndërkombëtar, përfshirë Thomas Muller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernandez”, njoftoi klubi.

Ndryshon edhe presidenti

Pas ndryshimit të pronësisë, Johannes Mosmang, sipërmarrës gjerman 35-vjeçar, do të marrë detyrën e presidentit të Estrela da Amadoras. Ai do ta pasojë në këtë pozitë Paul Lop, i cili e drejtoi klubin që nga viti 2020.

“Estrela Amadora është një klub historik portugez, me rrënjë të thella në Amadora, një identitet unik dhe një komunitet të apasionuar. Jemi shumë të motivuar për të nisur këtë kapitull të ri dhe për të ndërtuar në mënyrë të disiplinuar dhe të qëndrueshme një projekt për të cilin tifozët, komuniteti dhe të gjithë ata që janë pjesë e Estrela-s mund të jenë krenarë”, deklaroi Mosmang.

Estrela da Amadora në formën aktuale u themelua në vitin 2020, pas bashkimit të Clube Desportivo Estrela dhe Clube Sintra Football.

Në vetëm gjashtë vjet, klubi ka bërë një ngjitje të shpejtë në futbollin portugez, duke kaluar nga niveli i katërt, Campeonato de Portugal, deri në Primeira Liga, ku garon që nga viti 2023.

Tashmë, me një grup të fuqishëm investitorësh pas vetes dhe me emra të njohur të futbollit evropian si bashkëpronarë, Estrela da Amadora synon të ndërtojë një projekt më ambicioz në elitën e futbollit portugez. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments