BallinaSuperliga e KosovësDalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë - Kampionet

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e ardhshme është mysafir i Izraelit, për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Pas humbjes nga Austria, “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen e menjëhershme ndaj izraelitëve, që kanë pësuar dy humbje në Ligën B.

Përballja zhvillohet në Hungari si vend neutral më 1 tetor 2026, ndërsa FFK-ja ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, si dhe secili tifozë që kërkon të pajiset me biletë duhet të përmbushë disa kritere.

Postimi i plotë:

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton tifozët se tashmë ka filluar shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë, e cila zhvillohet më 1 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë.

Për të siguruar biletën, secili tifoz duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara gjatë procesit të regjistrimit.

Të dhënat e nevojshme janë:

* Numri i letërnjoftimit ose pasaportës;

* Fotografia e letërnjoftimit ose pasaportës;

* Emri dhe mbiemri i plotë, saktësisht siç figuron në dokumentin identifikues;

* Adresa e emailit;

* Numri i telefonit.

E rëndësishme: Tifozët duhet të sigurohen që të gjitha të dhënat të jenë plotësuar saktë. Çdo tifoz që nuk ofron informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, ose të dhënat e identifikimit të të cilit nuk përputhen me regjistrimin e biletës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.

Shitja e biletave për tifozët e Kosovës mbyllet më 30 shtator në ora 20:00”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments