BallinaLiga NdërkombëtareChelsea i bindur se do të fitojë mbi 350 milionë euro nga...

Chelsea i bindur se do të fitojë mbi 350 milionë euro nga shitjet e lojtarëve këtë verë – Kampionet

Klubi londinez, Chelsea ka në plan një s’pastrim masiv të skuadrës për të mbledhur fonde të konsiderueshme pas shpenzimeve të mëdha të bëra deri tani këtë verë për blerjen e disa lojtarëve.

Sipas mediumit The Athletic, Chelsea është i bindur se do të shesë mjaftueshëm lojtarë për të përmbushur rregullat financiare këtë verë.

Për ta arritur këtë, ata duhet të mbledhin mbi 300 milionë funte (350 milionë euro) nga shitja e lojtarëve për të kompensuar tarifat e paguara për Morgan Rogers, Maxence Lacroix, Marco Palestra dhe të tjerë.

Deri më tani, “Blutë” kanë shitur Andrey Santos (56 milionë euro), Marc Cucurella (55 milionë euro) dhe Tyrique George (21 milionë euro).

Ata mund të marrin shtesa nga secila marrëveshje dhe janë të bindur se do ta shesin edhe Alejandro Garnacho te Aston Villa kur transferimi i huazimit të bëhet i përhershëm.

Megjithatë, siç qëndrojnë gjërat, ata duhet të mbledhin pothuajse edhe 235 milionë euro për të barazuar llogaritë.

Trevoh Chalobah ka të ngjarë të jetë i radhës që do të largohet, ndërsa më shumë qendërmbrojtës dhe sulmues duhet të ndjekin këtë rrugë.

Shitja e lojtarëve do të jetë fokusi më i madh i Chelseat në muajin e fundit të afatit kalimtar. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments