BallinaLiga NdërkombëtareBetejë e madhe për supertalentin 16-vjeçar të Man Unitedit, Barcelona dhe Reali...

Betejë e madhe për supertalentin 16-vjeçar të Man Unitedit, Barcelona dhe Reali gati me oferta marramendëse – Kampionet

Barcelona dhe Real Madridi janë përfshirë në një garë të fortë për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg.

Gabriel, i cili nesër mbush 16 vjeç, dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga klubi.

Ai pritet të pajiset në të ardhmen me pasaportë qipriote, ndërsa largimi i tij që në afatin kalimtar të janarit po shihet si një mundësi konkrete.

Pavarësisht se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, publikisht e ka minimizuar interesimin për Gabrielin, katalunasit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga gara për talentin anglez.

Barcelona dhe Real Madridi po përgatitin oferta të mëdha për ta bindur Gabrielin, të cilat do të përfshijnë pagën, bonusin e nënshkrimit dhe bonuse të tjera.

Për situatën e 16-vjeçarit po monitorojnë gjithashtu Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu, duke e bërë garën për shërbimet e tij edhe më të fortë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments