BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona konfirmon lëndimin e rëndë të yllit të skuadrës, do të mungojë...

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të yllit të skuadrës, do të mungojë për pesë-gjashtë muaj – Kampionet

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë me lëndimin e Frenkie de Jong, pasi frika më e madhe e klubit është konfirmuar.

Sipas gazetarit të “AS”, Javi Miguel, ekzaminimet e detajuara mjekësore kanë zbuluar se mesfushori holandez ka pësuar këputje të plotë të ligamentit në gjurin e djathtë, një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për pesë deri në gjashtë muaj.

26-vjeçari e pësoi këtë dëmtim të rëndë pasi vazhdoi të luante për Holandën në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pavarësisht dhimbjeve të forta në gju.

Sipas raportimit, stafi mjekësor dhe drejtuesit e Barcelonës janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me mënyrën se si është menaxhuar situata nga përfaqësuesja e Holandës, e cila lejoi De Jongun të vazhdonte të luante duke marrë injeksione kundër dhimbjeve.

Mungesa e gjatë e mesfushorit pritet ta detyrojë trajnerin Hansi Flick të riorganizojë mesfushën e skuadrës për pjesën e parë të sezonit.

Marc Bernal dhe Pedri pritet të marrin më shumë përgjegjësi në repartin e mesfushës gjatë mungesës së holandezit.

Nëse konfirmohet ky afat rikuperimi, De Jong rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të sezonit 2026/27, duke i shkaktuar një problem të madh Barcelonës në një moment kyç të edicionit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments