BallinaLiga NdërkombëtareA ndikoi mbështetja e Xhakës për krerët e UÇK-së në largimin e...

A ndikoi mbështetja e Xhakës për krerët e UÇK-së në largimin e tij? Flet drejtori i Zvicrës – Kampionet

Granit Xhaka është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës pas pranimit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka folur për këtë çështje dhe për qëndrimet e fundit të kapitenit shqiptar.

Tami ka bërë të qartë se rasti i Xhakës është një çështje private dhe se Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka pasur rol në të. Ai theksoi gjithashtu se federata nuk kishte lëshuar ndonjë direktivë lidhur me vaksinimin.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt; ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të të ndërmerrte këtë hap”.

“Kjo ishte një çështje private. Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë”, deklaroi Tami.

Drejtori i Zvicrës u pyet edhe për mbështetjen që Xhaka i kishte dhënë katërshes së UÇK-së, të dënuar së fundmi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Edhe për këtë çështje, Tami u shpreh se bëhet fjalë për një qëndrim personal të futbollistit dhe se nuk lidhet me Kombëtaren e Zvicrës.

“Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”, u shpreh Tami./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments