BallinaLiga NdërkombëtareHeroi i Celjes, Milot Avdyli flet pas golit të jashtëzakonshëm dhe zbulon...

Heroi i Celjes, Milot Avdyli flet pas golit të jashtëzakonshëm dhe zbulon dy ëndrrat e mëdha – Kampionet

Milot Avdyli po kalon një periudhë të jashtëzakonshme te Celje, ndërsa goli i tij në Bratislavë ndaj Slovanit ka marrë vëmendje të madhe në mediat sllovene.

Mediumi slloven 24ur.com ka shkruar për paraqitjen e mesfushorit kosovar, duke e cilësuar atë si një prej heronjve të Celjes në rrugëtimin drejt fazës së fundit të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Avdyli realizoi një gol spektakolar në ndeshjen e parë ndaj Slovan Bratislavës, duke i dhënë Celjes një rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit.

Për 24-vjeçarin, ky ishte një moment i veçantë dhe, sipas tij, goli më i rëndësishëm i karrierës.

“Ky ishte deri tani goli im më i mirë. Ndjesia ishte unike, sepse shënova në fazën e fundit të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Nuk mund t’i numëroj mesazhet që kam marrë, vërtet kanë qenë shumë”, ka deklaruar Avdyli, cituar nga 24ur.com.

Mesfushori kosovar ka bërë një progres të madh gjatë muajve të fundit. Dikur një lojtar që priste mundësinë nga banka rezervë, Avdyli tashmë është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës sllovene.

Ai thekson se një rol të madh në këtë përparim ka pasur trajneri Vitor Campelos.

“Kur erdhi Vitor Campelos, fillova të luaja më shumë. Më parë nuk arrija të lidhnja tri apo katër ndeshje radhazi, ndërsa tani e ndiej besimin e trajnerit”, ka thënë ai.

Karriera e Avdylit ka përfshirë edhe një periudhë në Ukrainë, ku ai u transferua nga liga e dytë zvicerane, duke përjetuar një prej sfidave më të pazakonta të karrierës së tij.

“Ishte e vështirë, por edhe nga një përvojë e tillë mëson diçka”, është shprehur Avdyli.

Tani, Avdyli është pranë realizimit të dy ëndrrave të mëdha: të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të debutojë me Kombëtaren A të Kosovës.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe për kombëtaren time në Prishtinë. Shpresoj që të dyja këto ëndrra të realizohen që këtë muaj”, ka deklaruar ai.

Avdyli ka qenë kapiten i Kosovës U21, ndërsa sipas tij, pas dy paraqitjeve të mira ka pasur edhe kontakte për një ftesë te Kombëtarja A.

“Pas dy paraqitjeve të mira më kanë kontaktuar, por ftesa ende nuk është e sigurt. Edhe në ndeshjen e radhës duhet të tregoj se e meritoj”, ka përfunduar ai.

Ndeshja e kthimit ndaj Slovan Bratislavës do të jetë një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e Celjes.

Pas barazimit në Bratislavë, skuadra sllovene është vetëm 90 minuta larg një kualifikimi historik drejt fazës së Ligës së Kampionëve, ndërsa Milot Avdyli pritet të jetë sërish një prej protagonistëve kryesorë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments