BallinaSuperliga e KosovësFormacionet zyrtare: Ballkani për fitore, Vushtrria për pikët e para - Kampionet

Formacionet zyrtare: Ballkani për fitore, Vushtrria për pikët e para – Kampionet

Ballkani dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të vushtrriasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit me fillim nga ora 16:30.

Ekipi i Mislav Karoglan vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi nga Prishtinë në javën e parë dhe synojnë fitoren e parë të sezonit, pikërisht para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, ekipi i Besnik Kollarit e ka nisur sezonin si mos më keq duke u mposhtur thellë nga Malisheva në javën e parë dhe sot do të tentojnë të marrin pikët e para të sezonit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Nika; Zekaj, Jashanica, Xhemajli, Letaj; Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni; Ajazaj, Serebe, Giovanni;

Vushtrria: Isufi, Islami, Miftari, Paloka, Ibrisagic, Spahiu, Behrami, Bahtiri, Ademi, Maxhuni, Statovci

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments