BallinaLiga NdërkombëtareMoment shqetësues te Bayerni, Jamal Musialas rrëzohet pa ndjenja për të dytën...

Moment shqetësues te Bayerni, Jamal Musialas rrëzohet pa ndjenja për të dytën herë radhazi – Kampionet

Jamal Musiala ka shkaktuar sërish shqetësim te Bayern Munich, pasi mesfushori gjerman u rrëzua në fushë për herë të dytë brenda pak ditësh.

Musiala u rrëzua gjatë fitores 4-2 të Bayern Munichut ndaj skuadrës së kategorisë së dytë, Heidenheim, në një ndeshje miqësore para fillimit të sezonit.

Shokët e skuadrës menjëherë e rrethuan Musialan për ta mbrojtur nga pamjet, ndërsa mjekët e Bayernit u futën me shpejtësi në fushë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Pas një trajtimi të shkurtër, 23-vjeçari u largua nga fusha dukej i tronditur dhe i çorientuar, duke ngritur edhe më shumë shqetësime për gjendjen e tij.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Musiala përjeton një situatë të ngjashme. Ai ishte rrëzuar në mënyrë shqetësuese gjatë fitores së Bayernit ndaj RB Leipzigut të shtunën.

Pavarësisht incidentit, mesfushori gjerman ishte rikthyer në aksion, duke hyrë nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Heidenheimit.

Bayern e fitoi takimin me rezultat 4-2, në atë që ishte prova e fundit para ndeshjes së Franz Beckenbauer Supercup kundër rivalit Borussia Dortmund këtë të shtunë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments