BallinaLiga NdërkombëtareArbër Hoxha feston golin e parë të sezonit në fitoren e thellë...

Arbër Hoxha feston golin e parë të sezonit në fitoren e thellë të Dinamo Zagrebit – Kampionet

Arbër Hoxha ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në edicionin e ri të elitës së futbollit kroat, duke lënë gjurmë në fitoren e thellë të Dinamo Zagrebit ndaj Rudesit.

Dinamo nuk pati shumë telashe përballë mysafirëve, duke triumfuar me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.

Hoxha e vulosi paraqitjen e tij me gol në minutën e 63-të, kur realizoi golin e katërt të skuadrës së Zagrebit dhe i dha fund çdo dileme për fituesin.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte në fushë gjatë gjithë takimit dhe me paraqitjen e tij u rendit ndër lojtarët më të spikatur të ndeshjes.

Për Hoxhën, ky është goli i parë në kampionat për sezonin 2026/27, ndërsa Dinamo Zagrebi vazhdon të ndërtojë një start pozitiv në kampionatin kroat./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments