BallinaLiga NdërkombëtareSalah vesh fanellën e Trabzonsporit, pritet nga një numër i madh tifozësh...

Salah vesh fanellën e Trabzonsporit, pritet nga një numër i madh tifozësh në Stamboll – Kampionet

Mohamed Salah ka mbërritur në Stamboll, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të Trabzonsporit.

Ylli egjiptian është shfaqur për herë të parë me fanellën e klubit turk, duke paralajmëruar fillimin e një aventure të re në karrierën e tij.

Sipas raportimeve, 34-vjeçari do t’u nënshtrohetekzaminimeve mjekësore në Stamboll, përpara se të udhëtojë drejt Trabzonit për prezantimin dhe nënshkrimin e kontratës.

Salah pritet të firmosë një marrëveshje dyvjeçare me Trabzonsporin, pasi u largua nga Liverpooli si futbollist i lirë. Klubi turk kishte konfirmuar më herët se negociatat për transferimin e sulmuesit egjiptian ishin në zhvillim.

Transferimi i Salahut konsiderohet një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit turk. Ai largohet nga Liverpooli pas nëntë vjetësh të mbushur me trofe, gola dhe rekorde të shumta. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments