
Ish-sulmuesi i Manchester United, Jadon Sancho, ende nuk ka gjetur një klub të ri pasi u largua nga Old Trafford si lojtar i lirë këtë verë.
Sipas mediumit Sky Sports, anglezi ka marrëveshje në parim me ‘një numër klubesh’ në Evropë, Arabinë Saudite dhe Lindjen e Mesme.
Megjithatë, ylli anglez ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën dhe momentalisht po peshon secilën mundësi.
Më parë, Borussia Dortmund u përfol se ishte e interesuar ta rikthente atë për një periudhë të tretë në Gjermani. Por, nuk është e qartë nëse skuadra e Bundesligës është një nga klubet me të cilat Sancho ka një marrëveshje.
26-vjeçari ka pasur një rekord të përzier kohët e fundit, pasi kaloi dy sezonet e fundit e gjysmë të kontratës së tij me United në huazim te Dortmund, Chelsea dhe Aston Villa.
Ndryshe, 26-vjeçari ka një vlerë tregu prej 18 milionë eurosh, ndërsa Djajtë e Kuq kanë shpenzuar plotë 85 milionë euro për blerjen e tij nga Dortmundi në vitin 2021. /Kampionet/


