BallinaLiga NdërkombëtareNeymar flet rreth pensionimit, zbulon të ardhmen - Kampionet

Neymar flet rreth pensionimit, zbulon të ardhmen – Kampionet

Neymar Junior ka hedhur poshtë spekulimet rreth një tërheqjeje të mundshme nga futbolli, duke këmbëngulur se mbetet i përqendruar te Santos, ndërkohë që i ka lënë të hapura të gjitha opsionet afatgjata.

Sulmuesi brazilian, kontrata e të cilit me Santos skadon në dhjetor, tha se është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit për pjesën e mbetur të sezonit.

“Nuk po mendoj për daljen në pension. Kam kontratë me Santosin deri në dhjetor, dua të bëj më të mirën për klubin. Pas kësaj, do t’i shqyrtoj opsionet e mia”, ka thënë fillimisht Neymar.

34-vjeçari shtoi se ende nuk ka vendosur se çfarë do të ndodhë më pas.

“Do t’i konsideroj të gjitha opsionet: të qëndroj, të iki, të dal në pension, të vazhdoj të luaj… Nuk e di! Ka ende kohë deri në dhjetor. Do ta shohim”.

Ndërkohë, Neymar reagoi gjithashtu pasi babai i tij sugjeroi se ai mund të kthehej ende në ekipin kombëtar të Brazilit.

“Nuk është babai im që po luan!”, bëri shaka Neymar, duke refuzuar të përjashtonte çdo mundësi në lidhje me të ardhmen e tij ndërkombëtare. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments