BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Danny Welbeck, lojtari më i ri i Chelseat - Kampionet

Zyrtare: Danny Welbeck, lojtari më i ri i Chelseat – Kampionet

Chelsea ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Danny Welbeck nga Brighton.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenalit, 35-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin londinez. Të dy klubet nuk kanë bërë të ditur shumën e transferimit.

Welbeck vjen pas një sezoni shumë të mirë me Brightonin, ku shënoi 13 gola në 37 ndeshje në Ligën Premier, rekordi më i mirë personal në karrierën e tij. Vetëm tre futbollistë anglezë shënuan më shumë gola se ai në elitën angleze sezonin e kaluar.

Ai bëhet transferimi i tretë i Chelseat këtë verë, pas afrimeve të Morgan Rogers nga Aston Villa dhe Marco Palestras nga Atalanta.

Transferimi i Welbeckut përfaqëson një ndryshim në strategjinë e pronarëve të Chelseat, të cilët që nga marrja e klubit në vitin 2022 kanë preferuar kryesisht transferimin e lojtarëve të rinj me potencial afatgjatë.

Welbeck e nisi karrierën te Manchester Unitedi, përpara se të kalonte te Arsenali në vitin 2014 për rreth 18 milionë euro.

Ai kaloi pesë vite në Londrën veriore, më pas u transferua te Watfordi, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua Brightonit pas vetëm një sezoni me “Hornets”.

Në karrierën e tij me Kombëtaren e Anglisë, Welbeck ka shënuar 16 gola në 42 paraqitje.

Paraqitja e tij e fundit me “Tre Luanët” ishte në vitin 2018, ndërsa nuk u përfshi në listën e Thomas Tuchelit për Kupën e Botës 2026./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments